Paris Sën Zhërmeni ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me trajnerin Tomas Tuhel deri në 30 qershor të vitit 2021. Trajneri gjerman mbërriti në stolin e klubit francez në qeshor të vitit të shkuar. Titull dhe superkupa e Francës trofetë e fituar prejt tij në sezonin e parë. “Tuhel ka krijuar një lidhje të fortë me skuadrën, stafin dhe të gjithë komponentët e klubit falë vizionit të tij modern për futbollin,” lexohet në komunikatën për shtyp të francezëve.

“Jam i nderuar dhe krenar për rinovimin me PSG-në”, thotë është Tomas Tuhel, trajneri i klubit parizien, menjëherë pas rinovimit me klubin francez pak çaste më parë. “Falënderoj presidentinn dhe klubin për besimin kundrejt meje dhe stafit. Tani do të rinisemi, të bindur se kemi bërë një punë të mirë dhe të vendosur për ta çuar klubin në objektiva madhorë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: