Transferimi i Neymar po merr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe duket se shumë shpejt telenovela që ka shoqëruar këto muaj të nxehtë vere po merr fund sepse merkatos  po i vjen fundi. Ndoshta kjo është arsyeja se përse PSG po fillon të vlerësojë opsionet e deritanishme për transferimin e brazilianit.


L’Equipe zbulon një deklaratë të një zyrtari të lartë të PSG, ku ai thotë se “ne jemi të hapur për një transferim me mundësinë për të blerë Neymar, por qëllimi nuk është të arrijmë një marrëveshje, por të respektojmë kushtet financiare”.


Kjo është hera e parë që dikush nga klubi francez vlerëson mundësinë për ta lënë Neymar të largohet .


Kjo ka bërë që Barça të besojë se ata mund të jenë në gjendje të strukturojnë një marrëveshje për të marrë Neymarin në huazim me mundësi blerjen e kartonit të brazilianit për shumën e 120 milion € verën e ardhshme.

(n.b/BalkanWeb)

Etiketa: