PSG nuk ka ndërmend të pres fundin e sezonit për të blerë përfundimisht kartonin e Mauro Icardit. Në Francë janë të bindur, Icardi është sulmuesi i duhur, po kalon një moment shumë të mirë dhe dëshirojnë të mbyllim përfundimisht këtë çështje duke i paguar Interit 70 milion euro, aq sa është dhe klauzola. Drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje pas bekimit të marrë nga sheikut Al-Khelaifi.

Icardi
Icardi

Icardi shihet si e tashmja dhe e ardhmja e sulmit të PSG dhe sipas të gjithë gjasave, blerja përfundimtare e tij do të thotë largimi i Cavanit. Inter as që ka ndërmend të rezistojë në këtë pikë, klubi ziklatër e ka shprehur publikisht vendimin e tyre, Icardi nuk ka më vend në Milano, për më tepër që kanë një projekt totalisht ndryshe, po punojnë për të blinduar Lautaro Martinez.

Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596
Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit janë takuar me agjentin e sulmuesit argjentinas për të diskutuar mbi kontratën e re. Mungon ende firma por të dy palët kanë shprehur vullnetin për të vijuar bashkëpunimin, në program është parashikuar edhe një takim final në dhjetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb