Paris Saint-Germain ka triumfuar përballë Amiens duke e shkatërruar me rezultatin 5-0 në “Parc des Princes”. Qendërmbrojtësi brazilian Marquinhos hapi serinë e golave për vendasit kur shënoi 12 minuta brenda takimit.

Adrien Rabiot dyfishoi epërsinë pas tri minuta para pushimit të pjesës së parë. Përkundër dominimit dhe krijimit të shumë rasteve, vendasve iu desh të prisnin pothuajse deri në fund të të takimi për të shënuar golat e radhës

Dhjetë minuta para fundit, parisienët shënuan 3 gola të shpejtë duke e ngritur në 5-0 epërsinë ndaj Ameins. Golashënues ishin mesfushori gjerman Julian Draxler dhe Kylian Mbappe. Golin e pestë të PSG e vulosi Diaby në fund të takimit. Pas kësaj fitore bindëse PSG është lideri i Ligë 1 me 30 pikë të plota.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-psg-nuk-njeh-rivale-shkaterron-kundershtarin-dhe-merr-kreun-me-pike-te-plota/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb