Ndryshe nga Neymar i cili ka bërë prej kohësh gati valixhet për tu larguar nga PSG, Kylian Mbappe i premton besnikëri klubit francez, të paktën edhe për një tjetër sezon. Për të bërë publik këtë lajm ka menduar vetë kampioni i Botës me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Sulmuesi francez ka pozuar me fanellën e re të PSG duke e shoqëruar me shkrimin:


Mbappe
Mbappe

“Ky është Parisi i sezonit 2019/2020”. Në këtë mënyrë Mbappe shuan ëndrrën e tifozëve të Real Madrid të cilët i kërkuan publikisht presidentit Florentino Perez të blinte francezin. Pavarësisht se kjo është hera e parë që Mbappe konfirmon të ardhmen e tij të afërt, kjo ishte e qartë, këtë sezon ishte e pamundur që Reali ti rrëmbente PSG yllin francez.


Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968
Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968

Në verën ku largimi i Neymar është i sigurt, ishte e tepërt që të largohej dhe Mbappe. Në fakt në Spanjë flasin prej kohësh se ky është një kompromis ndërmjet dy presidentëve, Al-Khelaifi-Perez, Mbappe do të qëndroj në Paris këtë sezon për të nisur verën e ardhshme një tratative e cila pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)


Etiketa: