Atletico Madrid nuk mund të kryejë merkato në hyrje dhe për këtë u sigurua që Antoine Griezman të mos largohej nga klubi duke nënshkruar një kontratë të re. Nëse çdo gjë për francezin mund të thuhet se është e sigurtë, ndryshe qëndron situata për portierin Jan Oblak.
PSG është në kërkim të një portieri dhe sipas “Goal.com” objektivi primar është Jan Oblak, pjesë e Atletico Madrid. Në këtë rast problemi vijon të mbetet i njëjtë, por kur në mes futen 100 mln euro atëherë barrierat bien.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle francezët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, 100 mln euro, ç’ka nuk do i lejonte zgjidhje tjetër “ el colchoneros” veçse të pranonte ofertën e majme për zgjidhjen e kontratës. Gjithmonë nëse dëshira e “gardianit” është që të transferohet në “Ligue 1”.
Drejtuesit e PSG kanë gati edhe një plan b nëse nuk arrihet transferimi i sllovenit. Në orbitën e francezëve që pas të enjtes është përfshirë edhe Giggi Donnarumma i cili nëpërmjet agjentit konfirmoi se nuk do e zgjaste bashkëpunimin me Milanin.
(e.k/BalkanWeb)