Duke filluar nga janari i ardhshëm, Xavi Simons do të jetë sërish në dispozicion të Leipzig, duke u rikthyer kështu nga dëmtimi.
E ardhmja e lojtarit të talentuar (i huazuar te Leipzig) është në dyshim, pasi PSG, klub që zotëron kartonin e tij, do ishte i kënaqur nëse do shiste futbollistin, duke arkëtuar në këtë mënyrë një sasi parash.
Në këtë drejtim, shkruan SportBild, dy klubet (Leipzig dhe PSG) tashmë kanë nisur të planifikojnë disa takime për të vlerësuar shitjen e mundshme të Simons. Një aspekt që shtyn më shumë tratativat janë marrëdhëniet e shkëlqyera midis presidentit të bordit të drejtorëve të Leipzig, Oliver Mintzlaff dhe numrit një të kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi.
PSG kërkon nga Leipzig 80 milionë euro, por mediat hedhin hipotezën e një marrëveshje për 50 milionë euro, plus një përqindje të konsiderueshme për rishitjen e tij.
(J.S/BalkanWeb)