Paris Saint-Germaini e dëshiron në radhët e veta yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiç.


Sipas gazetës spanjolle  Sport gjiganti francez ka bërë gati një ofertë prej 90 milionë euro për kroatin.Edhe pse Rakitic nuk po mendon të largohet nga katalanasit, PSG beson se ata mund ta bindin atë për të nënshkruar një kontratë me ta. Francezët besojnë se mund ta bindin Barcelonën t’ia shesin kroatin për 90 milionë euro, ndërsa lojtarit i kanë ofruar  pagë më të lartë se ajo që ai merr  në Barcelonë.


Deri në mbylljen e merkatos  verore  kanë mbetur edhe 7 ditë.


Raportohet se Rakitiç ka klauzolë largimi prej 125 milionë euro, megjithatë PSG-ja synon që të sigurojë shërbimet e tij para se të mbyllet afati përfundimtar i merkatos.

(BalkanWeb)

Etiketa: