Aventura e Lavezzi-t në Paris ishte e destinuar të përfundonte përpara kohe, tashmë edhe trajneri i Psg Laurent Blanc ka thënë fjalën e tij: Lavezzi duhet të largohet menjëherë. Sipas “Le Parisien” për sulmuesin argjentinas kjo është një periudhe e komplikuar. Rikthimi i tij me vonesë nga pushimet dhe më pas ndëshkimi me disa dite jashtë lojtarëve të grumbulluar, ka bërë që divorci ndërmjet lojtarit dhe trajnerit të jetë përfundimtar. Të mërkurën në Kupën e Francës, pasi u zëvendësua në minutën e 67, Lavezzi dhe Blanc as nuk u punë në sy. Prej kohësh Blanc ka kritikuar “El Pocho”, kritika të cilat nuk u pritën mirë nga Lavezzi që pak nga pak u kthye në liderin e një grupi anti-Blanc. Kjo situatë ka bërë që trajneri francez të kërkojë shitjen e menjëhershme të argjentinasit për të blerë një tjetër lojtar. Kjo mbetet për tu parë pasi presidenti Al Khelaifi nuk ka shumë besim tek Blanc, plus që ofertat zyrtarë për Lavezzin nuk kanë ardhur, përjashto Inter-in. Nga ana tjetër Psg do dilte me shumë humbje nga një shitje e mundshme e Lavezzi-t pasi tashmë kartoni i tij vlen 15-20 milion euro, ndërkohë që Psg pagoi plot 32 milion euro për ta transferuar nga Napoli.


(e.shkambi/BalkanWeb)