Trajneri i PSG-së, Luis Enrique foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Gironas.

“Çfarë eksperience na duhet? Mund të fitosh edhe pa përvojë. Nuk i vë kufij lojtarëe. Mendoj se është e rëndësishme të vlerësosh të tashmen.

E konsideroni veten një nga favoritët më të mëdhenj për Champions League?

“Ne luftojmë në çdo ndeshje. Vështirësia do të jetë maksimale. Kalendari nuk do të jetë një justifikim”.

A luan ekipi juaj ashtu siç ju pëlqen?

“Trajnerët janë egoistë. Nëse skuadra luan mirë, kjo është falë trajnerit. Nëse humbasin, është faji i lojtarëve. Për të vlerësuar një ekip, duhet të presësh disa muaj”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb