Numri një i stolit të PSG, Luis Enrique vlerësoi në maksimum Monacon, në prag të ndeshjes së kampionatit.
“Këtë vit ata janë përmirësuar në sulm dhe mbrojtje, do të jetë e vështirë të shënojmë. Na pret një ndeshje që do të na përgatisë për angazhimet që do të kemi pas festave të Krishtlindjeve.
“Më pëlqen të komunikoj me lojtarët e mi, dua që ata të kenë këtë liri për të më thënë se çfarë mendojnë se është e përshtatshme. Unë e di punën time, e di se çfarë duhet të bëj. Mund të gaboj, por të paktën do ta mashtroj veten me idetë e mia dhe jo me ato të të tjerëve”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)