Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga transferimi i Mbappe në Madrid, klubi i PSG ende nuk ka mbyllur detyrimet që ka ndaj sulmuesit.

Përfaqësuesit ligjorë të futbollistit, në prani të nënës së tij Fayza Lamari, mbajtën një konferencë shtypi, ku mesazhi ishte i qartë.

Avokatja Delphine Verheyden, e mbështetur nga tre ekspertë të fushave të ndryshme të së drejtës, ka paralajmëruar se do të shkojë në tre juridiksionet kompetente për të kërkuar pagesën e 55 milionë eurove. Ndërkohë që, PSG për momentin, nuk ka bërë asnjë lëvizje, çka ka sjellë acarimin e palës tjetër.

Në një lëvizje vendimtare, Delphine Verheyden zbuloi se ajo ishte takuar me zyrtarë të UEFA-s për t’i kërkuar organit qeverisës të futbollit evropian që të shqyrtonte çështjen me PSG-në. Duke cituar një nen në rregulloren e UEFA-s që ndalon dhënien e licencave të garave për klubet që nuk kanë paguar plotësisht pagat e lojtarëve të tyre, avokatët e Mbappe besojnë se, derisa të bëhet pagesa e plotë, klubi parisien nuk ka të drejtë të luajë në Champions.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb