Merkatoja për 21-vjeçarin Paulo Dybala, i cili do të largohet nga Siçilia në përfundim të sezonit, është bërë tashmë më e nxehtë. Kjo ka bërë që menaxheri i argjentinasit, Gustavo Macardi, të rritë konkurrencën për të skuadrën që do të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Palermos.

Paris Saint Germmain ka bërë përpara me një ofertë konkrete në rreth 45 milionë euro. Shifrat marramendëse nuk e turbullojnë lojtarin dhe njerëzit pranë tij që do të vendosin me qetësi për të ardhmen.

Te Palermo e konsiderojnë fakt të kryer shitjen e Dybalas, që kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi.

Me ofertën e fundit të PSG, janë rritur edhe kërkesat e numrit 1 të klubit sicialian, që mendoj se mund të përfitojë deri 50 milionë euro për kartonin e futbollistit.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: