Paris Saint Germain  ka mposhtur me rezultat 2-1 Liverpoolin  duke ia komplikuar kalimin në grupe anglezëve.  Fillimisht, vendasit shënuan dy gola përmes Bernat (’13) dhe Neymar (’37), e më pas Milner barazoi nga pika e bardhë (’45).

Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin, dhe ndeshja u mbyllë me fitoren e vendasve. Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, hyri në lojë në minutën e 77-të, mirëpo nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të tij që të nxjerrë rezultat pozitiv.

Me këtë fitore Paris Saint-Germaini gjitet  në kuotën e 8 pikëve, një më pak se Napoli kryesues që fitoi ndaj Crvena Zvezdas.  Liverpooli ka 6 pikë, ndërsa në xhiron e fundit luan pikërisht ndaj skuadrës italiane, ndaj të cilës duhet të fitojë. Ndërkohë që PSG ka detyrë më të lehtë pasi luan ndaj Srvena Zvezdës.

REZULTATET

Atletiko – Monako  2-0

Lokomotiva M. – Gallatasaraj 2-0

Dortmund – Klub Bruzh 0-0

Porto – Shalke 3-1

Napoli – Crvena Zvezda 3-0

PSG – Liverpul 2-1

PSV-Barcelona 1-2

Totenhem – Inter 1-0

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb