Ekipi i PSG ka kaluar në finalen e Kupës së Ligës pasi mposhti me rezultatin 3-0, skuadrën e Nantës. Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë të lojës parisienët gjetën rrugën e avantazhit në minutën e 29 me anë të mesfushorit Verrati.

Në minutën e 66 Kilian Mbape humbi edhe një 11 metërsh, por më pas sulmuesi rregulloi shënjestër teksa mori përsipër një tjetër penallti dhe këtë herë nuk gaboi nga pika e bardhë. Për të vulosur përfundimisht rezultatin mendoi braziliani, Dani Alvesh që siguroi përfundimisht një vend për në finale. Në finale PSG do të luajë ndaj Rene.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: