Shkëlqimi i Moise Ken ka bërë që drejtuesit e Juventusit të marrin menjëherë masat e duhura për të blinduar xhevahirin e tyre nëpërmjet një kontrate të majme dhe afatgjatë. Sipas asaj që raporton “Le10sports”, Paris Sën Zhërmeni është i interesuar për italianin 19-vjeçar dhe shpreson shumë te menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, me të cilin ka bërë shpesh mjaft akorde në të shkuarën.

Pikërisht Raiola është edhe frika më e madhe e Juventusit, që kërkon të sigurojë një kontratë afatgjatë prej 3 milionë eurosh në sezonme lojtarin që ka shpërthyer në gjysmën e dytë të sezonit duke shënuar plot 6 gola në vetëm 8 ndeshje me Juventusin si dhe 2 gola në 2 takimet e fundit me përfaqësuesen e Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: