Paris Sën Zhërmeni kërkon një portier cilësor për skuadrën e tij dhe ka hedhur sytë nga tregu italian, ku mund të gjejë një element në moshë të re, që mund t’i ofrojë garanci për të paktën një dekadë! Ky është plani i Leonardos, ish-drejtorit sportiv të Milanit, që është gati të “grabisë” ish-ekipin e tij.

Drejtori i PSG ka hedhur sytë nga Donaruma dhe është gati t’i ofrojë portierit kuqezi një kontratë prej 8 milionë eurosh në sezon, dy më shumë sesa përfiton aktualisht te Milani dhe, për të arritur të zotërojë kartonin e tij, ka mbushur një ëek prej 60 milionë eurosh. Milani, që ka nevojë për përforcime të menjëhershme, mund ta marrë në konsideratë këtë ofertë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: