Randal Kolo Muani nuk është ftuar nga PSG, për ndeshjen e kampionatit ndaj St Ettiene. Sulmuesi pëlqehet shumë nga Juventusi, klub që po kërkon një alternativë për Vlahovicin.
Lojtari është i hapur plotësisht ndaj bardhezinve, me këta të fundit që do të donin që ta afronin në huazim, ndoshta duke përfshirë të drejtën e blerjes së kartonit.
PSG i ka dhënë OK transferimit në këto kushte, por ka ende disa aspekte për t’u zgjidhur. Së pari, kampionët e Francës duan të qartësojnë mënyrën e huazimit, sakaq vlen të theksohet se duhet gjetur një marrëveshje se si do të ndahet rroga neto prej 8 milionë eurosh që merr Kolo Muani në Paris.
(J.S/BalkanWeb)