Paris Saint-Germain, pasi humbi me kosto zero Kylian Mbappé në verë, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtën histori brenda dy vitesh, kur i skadon kontrata e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër. Klubi francez, raporton shtypi spanjoll, tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së Achraf Hakimit, liderit të dhomave të zhveshjes dhe element kyç në skemat e Luis Enrique.
Kontrata e mbrojtësit anësor nga Maroku skadon në 2026, por klubi kampion i Francës nuk dëshiron t’i lejë asgjë rastësisë. Në fakt, vet Hakimi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin dhe firma mund të vijë së shpejti.
(J.S/BalkanWeb)