Ashtu si në sezonin e shkuar edhe në këtë që po luhet, Paris SG nuk ka ndërmend të lëshojë në asnjë prej turneve të futbollit francez. Të sigurt drejt mbrojtjes së titullit kampion, parizienët kanë siguruar kualfikimin edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Asnjë surprizë në transfertën e skuadrës së drejtuar nga Tomas Tukel, që fitoi 2-1 përballë Orleans, formacionit që militon në Ligën 2 franceze. Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, kampionët e Francës zhbllokuan rezultatin e sfidës vetëm në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 41-të, Edison Kavani ndali topin në rrjetë për t’I dhënë epërsinë ekipit të tij. Pas pushimit, vendasit ndezën shpresat e tyre për një kualfikim historik, kur barazuan shifrat me Lopi në minutën e 69-të. Por festa e tyre u shua në të 81-tën. Diabi ktheu sërish Paris Sent Zhërmen në epërsi, duke vulosur edhe kalimin e kampionëve të Francës në çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: