FRANCE-Klubi francez do të luajë dy ndeshje në kujtim të viktimave të atentateve të 13 nëntorit.

Pas asaj që ka ndodhur së fundmi, Psg është gati të luajë në Champions League duke i bërë homazh viktimave të atentateve të Parisit.

Ibrahimovic dhe shokët e tij të skuadrës do të veshin një bluzë pa sponsor dhe me mbishkrimin ‘Je Suis Paris’ për dy ndeshjet e ardhshme, nesër në shtëpinë e Malmoe dhe të shtunën në kampionat kundër Troyes.

Dedikimi për viktimat do të zëvendësojë logon e ‘Emirates’ që ekipi mban zakonisht mbi bluza.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: