PSG rikthehet tek suksesi edhe në Ligue 1. Pas dy barazimeve radhazi në kampionat, parizienët mposhtën me shifrat 3-1 Lyon në sfidën më të nxehtë të javës së 15 të kampionatit francez.

Në parkun e Princave, djemtë e Luis Enriques dominuan sfidën nga fillimi në fund me miqtë që nuk ishin në gjendje për asnjë çast t’u bënin ballë kampionëve në fuqi.

Parizienët e zgjidhën ndeshjen shumë shpejtë, falë dy golave brenda 6 minutash lojë, kur Dembele dhe Vitinha me 11 metërsh i dhan skuadrës së Enriques avantazhin e dyfishtë.

Sulmuesi gjeorgjian Mikautadze realizoi golin e shkurtimit të diferencës 5 minuta nga fundi i fraksionit të parë.

Megjithatë muzika nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Fillimisht PSG shkoi tek goli në minutën e 53, por goli i të riut Doue u anulua nga VAR për pozicion të parregullt.

Dy minuta nga fundi i sfidës llogaritë përfundimisht i mbylli Gonçalo Ramos, i cili fiksoi shifrat përfundimtare në 3-1 për kampionët.

Falë kësaj fitoreje, PSG thellon diferencën mes dy ndjekësve Marseille dhe Monaco në +7 pikë, kjo falë edhe ndalesave të dy skuadrave që ndjekin kampionët në këtë javë, respektivisht ndaj Lillë dhe Reims.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: