De Ligt mbetet një nga talentet më të kërkuar në Europë por sipas “Rmc Sport”, në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Ajax, dy janë ekipet më të interesuara, Barcelona dhe PSG. Talenti holandez mund të marrë një vendim për të ardhmen brenda pak ditësh. Pak kohë më parë ishte shumë pranë Barcelonës, shprehu publikisht dëshirën e tij për të bashkuar me De Jong por pengesë u kthye agjenti i tij.

De Ligt De Jong 1
De Ligt De Jong 1

Mino Raiola bëri që negociatat mes palëve të zbehën për shkak të kërkesave të tij aspak korrekte, ku mbi të gjitha kërkonte 8-10 milion euro komision për vetën e tij. PSG kërkon të përfitoj nga kjo bllokadë e Barcelonës për të joshur si lojtarin ashtu dhe agjentin e tij. Sheikët e Parisit janë të gatshëm të paguajnë koston e këtij operacionit që shkon nga 70-75 milion euro.

Kimmich
Kimmich

Vjen apo jo De Ligt, Barcelona është e qartë kur flitet për merkaton, gjithçka nis nga mbrojtja pasi së fundmi në objektivin e tyre ka përfunduar edhe Kimmich. Anësori i Bayern Munich shihet si zëvendësuesi i Semedo, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb