Të veshura nga lojtarët e PSG-së në përballjen e së dielës ndaj Monakosë, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 3-1, fanela kushtuar katedrales së Notre-Dame, është nxjerrë në shitje nga klubi parizien gjatë zhvillimit të ndeshjes.

1000 fanelat honorifike (500 në sajtin në internet të PSG, 250 në Megastore pranë stadiumit “Parc des Princes” dhe 250 në dyqanin në Champs-Elysées) janë shitur për publikun me çmimin 100 euro secila.

Shitja ka zgjatur më pak sesa 30 minuta, me fanelat që kanë avulluar të gjitha, ndërsa paratë e grumbulluara nga kjo shitje do të shkojnë të gjitha për repartin e zjarrfikseve të kryeqytetit francez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: