Monaco-PSG rezultoi një sfidë spektakolare 6 gola të shënuar, raste të shumta për shënim, por në fund festa ishte e gjitha për djemtë të Luis Enriques që dolën me tre pikë pas suksesit 2-4. Për fat të keq, kjo ndeshje prodhoi një incident të rëndë ku Gigio Donnarumma pësoi një dëmtim horror në fytyrë, pasi Singo e goditi me taka duke i shkaktuar të çara të shumta në fytyrë. Donnarumma doli nga fusha i shpërfytyruar, një dëmtim shumë i rëndë që i kushtoi 10 të qepura.

Doue kaloi fillimisht PSG në avantazh në minutën e 24-të, por me fillimin e pjesës së dytë, Monaco realizoi dy gola të shpejtë duke përmbysur shifrat në 2-1. PSG reagoi fuqishëm, fillimisht barazuan rezultatin me Dembele, ndërsa Ramos në minutën e 82-të rikthehu edhe një herë PSG në avantazh. Në limitet e shtesës, në minutën e 97-të, Dembele kompletoi “pokerin” e golave dhe “dopietën” e tij personale.

Falë këtij suksesi, ekipi i Luis Enriques përforcon pozitat në krye të Lige 1 në kuotën e 40 pikë, 10 më shumë se Marseille dhe Monaco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: