Po lojtarëve si pjesë e shkëmbimit teknik, por shuma “cash” duhet të jetë të paktën 100 milionë euro. Kjo është kërkesa që Paris Sën Zhërmeni i ka bërë Barcelonës për shitjen e brazilianit Nejmar. Lajmin e bën të ditur gazeta franceze “L’Equipe”, e cila shton se blaugranat nuk kanë ndërmend të paguajnë një shumë të tillë, duke parë se kanë shpenzuar deri më tani 200 milionë euro në merkato.

Katalanasit kanë siguruar deri më tani shërbimet e Antuan Grizmanit, De Jong dhe Junior Firpo. Por parizienët duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo kërkesë. Ata kanë nevojë për para për të finalizuar sulmin për një top-player deri në përfundim të merkatos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: