PSG nuk pa arrin të gjejë qetësi në portë, i mungon një emër i rëndësishëm, një portier që ti dhuroj garanci. Në Itali “peshkuan” pak kohë më parë një veteran si Buffon ndërsa tashmë kërkojnë pasuesin e tij në përfaqësuesen “azzurre”, Gianluigi Donnarumma. Francezët tentuan edhe gjatë verës ti rrëmbenim Milanit një nga të paktët yje kuqezi por në fund tratativa dështoi.

Donnnarumma
Donnnarumma

Sipas “Le10sport”, PSG nuk ka ndërmend të dorëzohet por pritet të trokas në dyert e Milanit me një tjetër ofertë zyrtare, më saktë me një superofertë. Duke parë vështirësitë ekonomike që ka klubi kuqezi, një ofertë e majme për Donnarumman mund të bind drejtuesit e Milanit të heqin dorë nga portieri i tyre. Donnarumma gjithashtu mund të shtyj ekipin ta nxjerr në shitje pasi për të ka ardhur momenti të luaj për gjëra të rëndësishme, diçka që Milan nuk ia garanton dot as në të tashmen e as në të ardhmen e afërt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: