Lojtari i Kombëtares së Brazilit, Neymar, i ka kërkuar francezit Paul Pogba të bashkohet në radhët e ekipit kampion të Francës.

Karriera e Pogbas vijon të mbetet në pikëpyetje në Angli, por oferta dhe interesi i klubeve të tjera ka qenë në një nivel të lartë.

Së fundmi ka qenë tensioni me trajnerin , Jose Mourinho, i cili  mund të çojë në shkëputjen e marrëdhënieve mes tyre. PSG po planifikon një ofertë të parezistueshme për transferimin e Pogbas.

Sipas Goal.com, Neymar e ka thirrur Pogban në shtator për ta pyetur nëse ai ishte i lumtur me jetën e tij në Mançester dhe nëse ai do të interesohej të kthehej në qytetin e tij të lindjes, Paris. Në këto momente asgjë nuk ka të sugurtë, por në vijim e gjitha mund të realizohet me një kalim të bujshëm të Pogbas  drejt Francës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb