Publicisti Veton Surroi duke diskutuar për dialogun me Serbinë në një emision në Kosovë e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi, njeri të paditur.

“Ai është një njeri i paditur dhe flet këso gjëra. Ne nuk kemi nevojë të flasim për kompromise, e as për asnjë gjë tjetër. Duhet të flasim për bazat e një marrëveshjeje paqe me Serbinë”, është shprehur Surroi.

Surroi ka shpjeguar më tej se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja me Serbinë.

“Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të trajtojë çështjet e ardhmërisë, çështjet e së tashmes, por duhet të trajtojë edhe çështjet e së kaluarës”, tha ndër të tjera publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi.

“Nuk mund t’i thuash dikujt eja shit në tregun tim, ndërkohë që ai ndërton kishë mbi varrezën masive. Janë disa gjëra që Bashkimi Evropian i ka provuar dhe i ka sprovuar”, ka thënë Surroi, duke ju referuar tregut të lirë të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: