Historiani dhe pedagogu Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin “Open”News24 foli për dokumentet e publikuara për floririn që mori Mbreti Zog.

Sipas Kasmit, institucioni ka përgjegjësi kur nxjerr dokumenta dhe duhet ti shoqërojë me një analizë, teksa shtoi se në sytë e një historiani këto dokumenta nuk kanë bazë. Sakaq, shtoi se do duheshin shumë kamionë që do të bënin transportin e arit.

“Përgëzoj Arkivin për publikimin. Institucioni ka përgjegjësi kur nxjerr dokumente dhe ti shoqërojë me një analizë. Pse e them këtë? Dokumenti duhet analizuar në dy plane. Duhet bërë një kritikë, në formë dhe në përmbajtje. Në formë e shohim se kush e shkruan, ku bazohen. Në sytë e mi ky dokument nuk i përmban. Është i shkruar me dorë, nuk ka një vulë. Mund të jetë nënshkruar nga një person, Gjergj Luca. Çfarë informacionesh ka pasur? Duhet të ketë një dokument referimi. Në përmbajtje, gjëja interesante vjen në fund.

Ky preson kërkon një favor por e nis me një raport që është interesante. 250 mijë napolona është e pamundur që këto para të kenë qenë pjesë e kësaj eskorte. Këtu kalojmë në dokumente që janë sionisteve. Duhet të shohim dhe dokumente te tjera, pasi ne sot kemi vetëm 2-3 të tilla. Napolonat janë ndarë në dy pjesë, një pjesë e Zogut. Sot  nuk dimë sasinë  arit që Mbreti kishte në pallat. Dëshmitë janë në 13 strajca, ose rreth 11 valixhe. Nëse i krahasojmë, nëse do ishin 11 arka, i bie që të ishin të paktën 100 arka. Nuk e di sa kamionë do duhej për transport. Mund të duket interesante për të ngacmuar dikë, por në sytë e historianët nuk ka bazë”, tha Kasmi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb