Vëmendja më e madhe e futbollit spanjoll këtë të shtunë është e spostuar te Real Madrid-Barcelona. Numri një i katalanasve, Hansi Flick tha se është çuditur, kur ka mësuar se “Real Madrid TV” transmeton video të gabimeve të gjyqtarëve përpara ndeshjeve.

“Nuk e dija një gjë të tillë dhe po habitem pasi nuk jam dakord. Arbitrat kanë një punë të vështirë, por unë kam një tjetër punë pasi më duhet që të përgatis lojtarët për ndeshjet. Unë kam shumë vite në këtë punë dhe kurrë s’kam patur probleme me arbitrat”, tha Flick.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb