Në emisionin “Opinion” këtë të enjte janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin Berisha. Materialet janë siguruar nga një personi i përfshirë në operacionin për shpëtimin e të miturit shqiptar Alvin Berisha nga kampi i Al-Holit në Siri.

Ky person, sikurse u shpreh drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, raportonte edhe tek Presidenti Ilir Meta për operacionin e shpëtimit.

Materiali i parë audio: Si je? Dikush ka marrë…Jo, jo, jo një delegat apo zyrtar Dikush ka provuar të rrëmbeje djalin e ta marrë me vete, nuk dihet ku dhe kur? Të paktën mua nuk më tha njeri. Një femër erdhi të bëjë një reportazh. Thotë që erdhi për hesap të babait. Dhe dikush e mori fëmijën dhe unë nuk di gjë. Vetëm kaq di. Ne jemi grupi italian, erdhëm të pyesim sepse dëgjuam që ai është kthyer në shtëpi. Por ne nuk e dimë nëse ka shkuar në shtëpi apo është marrë peng.

Materiali i dytë audio: Fëmija erdhi tani në Damask. Tani më moti Zoti…fëmija është në Damask tani. Nesër në mëngjes do të nisemi nga aeroporti i Bejrutit për në Romë. Nesër, nesër. Është ok ? Ishalla nesër pasdite do të jemi në Romë nga Bejruti. Tani Zoti… më telefoni. Faleminderit!

Alvin Berisha qëndronte në këtë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit./ Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb