Disa fotografi të rralla dhe të papublikuara më parë të Osama Bin Ladenit, liderit të Al-Kaedës, janë publikuar nga CNN. Ato janë bërë nga një gazetar palestinez, që shkoi ta intervistonte atë në 1996 në Afganistan, në zonën e Tora Borës ku ai fshihej.

Në ato foto shfaqet edhe abu Musab al-Suri, një figure me shumë ndikim në lëvizjen xhihadiste në botë në ato momente.

Nga pamjet e marra vërehet se në çfarë kushtesh jetonte i fshehur Osama Bin Laden, në shtëpi primitive me tulla balte dhe gur ose në guva malesh.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: