TIRANE
Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Në listën e përzgjedhur spikatin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike. Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj. Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
1. Algert Sala
2. Alis Kallacej
3. Ardit Çuni
4. Devis Xherahu
5. Djemtë e Detit
6. Elvana Gjata
7. Endrik Beba
8. Epos Grup
9. Erma Mici
10. Frensi Revania
11. Gjergj Kaçinari
12. Gresa Gjocera
13. Jet
14. Kejsi Jazxhi
15. Kleansa Susaj
16. Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
17. Lorenc Hasrama
18. Luna Çausholli
19. Mal Retkoceri
20. Martina Serreqi
21. Mihallaq Andrea
22. Nita Latifi
23. Olsi Bylyku
24. Orgesa Zaimi
25. Rea Nuhu
26. Ronaldo Mesuli
27. San tino De Bartolo
28. Shkodra Elektronike
29. Stine
30. Vesa Smolica