“BalkanWeb” siguron fotot e para të grabitësve, ndërsa kanë mbërritur në portën hyrëse të aeroportit Nënë Tereza, e njohur si hyrja e zjarrfikëseve, nga ku kanë hyrë më pas në pistë e kanë kryer grabitjen thasëve me para në avion.

Grabitja Rinas

Sic duket edhe në fotot e mësipërme, autorët e maskuar kanë prerë të pashqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë. Në foto duket një prej tyre të presë hekurat e portës ndërsa të tjerët nuk kanë zbritur nga furgoni.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vetëm 60 sekonda me anë të një dare, ai arrin të presë drynin. Në kohë rekord grabitësit arrijnë të zhvendosin bllokun e betonit, të cilin e tërheqin me furgon pasi e lidhin me zinxhirë. nga fotot dallohet që grabitësi është i veshur me rroba kamuflash, antiplumb dhe është i maskuar. Në vetëm 20 sekonda, furgoni, që rezultoi i modifikuar në pjesën e parmë dhe i pajisur me targa të vjedhura, depërton brenda pistës dhe afrohet tek barku i avionit të linjës Tiranë – Vjenë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një ditë më parë, “BalkanWeb” publikoi fotot ekskluzive të momentit  momentin kur grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës. Në pamje duket grabitësi i vrarë, me syze por pa maskë të zezë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Por me sa duket pamja e tij ka qenë një maskë gome. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë.  Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza. Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Ata arritën të largohen duke përshkruar të gjithë pistën. Sikurse shihet në dy fotot e radhës, grabitësit dalin në anën e kundërt prej nga hynë. Edhe në dalje, përdorën të njëjtën teknikë, duke prerë rrethimin me tela. Sikurse dallohet në foto këtë veprim e realizojnë dy prej grabitësve, ndërsa një i tretë ruan me kallashnikov furgonin me para. Skema spektakolare e grabitjes, realizohet në total në 4 minuta.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb