Tri ditë pas sulmit vetëvrasës që ndodhi në Aeroportin “Ataturk” në Stmaboll, ku humbën jetën 42 persona dhe u plagosën 239 të tjerë, publikohen pamje të reja nga momenti i sulmit.

Russia Today ka sjellë sot një video ku shihen njerëzit duke ikur pasi dëgjojnë të shtëna armësh jashtë.

Po ashtu në video shihet sulmuesi i cili ishte i veshur me rroba të zeza dhe në dorë mbante kallashnikovin, duke hyrë në ndërtesë por në një moment sheh se nuk është asnjë njeri dhe në shenjë nervozizmi hedhë armën në dysheme.

Gjithsej 42 persona mbetën të vrarë dhe 239 të tjerë të plagosur nga tri sulme terroriste në aeroportin Ataturk të Stambollit. Autoritetet turke kanë deklaruar se sulmi ishte vepër e ISIS.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: