Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti, nga bashkëshorti i saj Aurel.
sipas mediave helene, në këtë banesë e reja, nënë e një vajze dy vjeçare, mbahej e mbyllur dhe torturohej nga i shoqi, tashmë i arrestuar, për gati dy vite.
Ndërkohë sipas dëshmisë së fqinjëve të çiftit shqiptarë, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte, dhe në rastet kur e kanë pikasur, ka qenë e veshur nga koka te këmbët.
“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.
“Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët”, thotë një tjetër banorë.
“E kam parë shumë rrallë. dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”, rrëfen ai.