Ndërsa pritet që sot të debutojë Galaxy S9, një ditë më pare u publikuar nga Slashleaks videoja prezantuese e flagshipit të Samsung.

Një video prej 3 minutash përmban gjithë informacionin që duhet të dini për telefonin e ri. Së pari ashtu si spekulimet sugjeronin, telefoni është shumë i ngjashëm me Galaxy S8-ën.

Ka pasur disa ndryshime të vogla si vendndodhja e skanerit të shenjave të gishtërinjve por në tërësi të jep të njëjtën ndjesi.

Kur bëhet fjalë për softuerin, videoja tregon një DeX të përmirësuar. Përdoruesit mund të lidhin telefonin e tyre me një ekran apo televizor dhe të marrin një eksperiencë të Android në desktop.

Videoja gjithashtu thotë se Galaxy S9 është rezistent ndaj ujit dhe vjen me një funksion për përkthimin me anë të kamerës.

Funksioni shfrytëzon resurset e Google Translate, njofton pcw.
https://www.youtube.com/watch?v=DQBpW-zWMXY
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: