Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura publikoi të mërkurën pamje rrëqethëse që tregonin rrëmbimin e pesë ushtareve të bazës “Nahal Oz” nga militantët e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023. Video përshkruhej si një “testament i mallkuar për dështimin e kombit për të sjellë pengjet në shtëpi”.

Pamjet janë marrë nga kamerat trupore të militantëve palestinezë atë ditë, teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës dhe tregon Liri Albag, Karina Ariev, Agam Berger, Daniella Gilboa dhe Naama Levy, në pamjet e filmuara 229 ditë më parë.

Ato janë të gjitha të tronditura, madje dy prej tyre kanë gjak në fytyrë dhe rroba. “Bëni foto,” thotë dikush. Pastaj i vendosin të ulen në dysheme dhe u thonë se ” vëllezërit tanë u vranë për shkakun tuaj. Ne do t’ju vrasim. “Këto janë vajzat që mund të mbeten shtatzënë”, thotë dikush. Më pas, gjithmonë nën kërcënimin e armëve, i ngarkojnë në një xhip.

Të pesë ushtaret janë ende pengje të Hamasit në Gaza, raporton timesofisrael.

Familjet e pesë ushtarëve kërkuan transmetimin e pamjeve, ku disa prej prindërve thanë se qëllimi është të zgjohet kombi dhe veçanërisht lidershipi, që të punojnë më urgjentisht për të siguruar lirimin e tyre dhe kthimin në Izrael.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: