Pamjet e zbuluara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur bomba e fshehur në timonin e skuterit elektrik shpërthen dhe vret gjeneralin Igor Kirillov.
Atentati ndodhi pak para se të lindte dielli mbi Moskën e mbuluar me borë. Si pasojë e shpërthimit vdiq Gjenerali Igor Kirillov, kreu i njësisë ushtarake të armëve kimike të Kremlinit.
Pamjet e zbuluara nga kamerat e sigurisë treguan momentin që bomba shpërtheu jashtë një blloku apartamentesh jashtë Ryazansky Prospekt, një bulevard i gjatë dhe i gjerë i mbushur me dyqane dhe apartamente që çojnë jashtë qendrës së Moskës.
Nga pamjet duket një skuter i mbështetur pranë derës së bllokut të apartamenteve ku banonte Kirillov. Skuteri ishte vendosur me kujdes aty në orën 4 të mëngjesit.
Pamjet më pas tregojnë Kirillovin duke dalë nga blloku, rreth orës 6 të mëngjesit, dhe bomba që shpërthen. Ka një dritë, një shpërthim dhe më pas tym. Kirillov vdes, ndërsa shpërthimi thyen xhamat e dritareve përreth.
Baza, një kanal Telegram i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, njoftoi se agjentët ukrainas ishin në pritje që Kirillov të dilte nga banesa. Shpërthimi ishte i telekomanduar dhe dyshohet se Kirillov po vëzhgohej nga një apartament i marrë me me qira, ndërsa hyrja e kompleksit monitorohej me dylbi.