SUEDI

Policia suedeze ka publikuar pas 40 viteve, fotografi të rralla të grabitjes së një banke në Suedi nga një grup i mirfilltë kriminal, i cili udhëhiqej nga Zeljko Raznatovic, njohur me nofkën “Arkan”.

Fotot janë publikuar nga media Antena M dhe sipas Interpolitk banda e kryesuar nga Arkani, ka kryer së paku dy grabitje në territorin e Suedisë, në qytetet e Stokholm dhe Gothenburg. Pas grabitjeve, grupi u arratis për në Holandë. Anëtarët e bandës u arrestuan në shtetin holandez po atë vit.

Në atë kohë, policia suedeze deklaroi se të përfshirë në vjedhje ishin, përpos Arkanit, edhe Giovanni Di Stefano dhe Slobodan Kole Kostovski. Di Stefano ishte një italian, që kishte krijuar afri me Arkanin dhe kishte shkuar edhe në Beograd. Ai ishte një biznesmen i dyshimtë dhe me lidhje me njerëz “të fuqishëm” e të dyshimtë, po ashtu.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq, personazhi tjetër që paraqitet në vjedhjen e bankës Kostovski, i lindur në Novi Pazar (Serbi), ka vazhduar karrierën e tij kriminale. Ai u dënua 19 vjet burg në Brazil nën akuzën e trafikut të kokainës. Vitin e kaluar, ai është arratisur nga burgjet braziliane.

Arkan u vra në vitin 2000, përpara se të gjykohej nga OKB, në një gjykatë ndërkombëtare, ku do të përgjigjej për krimet e shumta që kishte kryer ai dhe banda e tij në Bosnjë sidomos e në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Arkani njihej se ishte kreu i një grupi kriminal që vepronte në ish-Jugosllavi, por merrej edhe me krime në vende skandinave e vende të tjera europiane. Edhe pse me një karrierë të pasur kriminale, Arkani dhe familja e tij kanë bërë në tërësi jetë luksi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb