Publikohen pamjet tronditëse të yllit të ndjerë britanik Liam Payne pak para se të ndërronte jetë. Në pamjet e publikuara nga DailyMail shihet duke u transportuar nga tre burra nëpër hollin e hotelit, disa minuta para rënies fatale nga një ballkon në katin e tretë.
Pamjet janë marr nga kamerat e sigurisë brenda hotelit “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, ku Payne qëndronte.
Duke qenë i droguar, Payne, të cilit i kanë mbuluar fytyrën duket se është ngritur dhe tërhequr nga një trio punonjësish të hotelit – sipas një dëshmitari, ai kishte qenë duke “përjetuar konvulsione” në dyshemenë e hollit. Ai u dërgua, përmes ashensorit, në suitën e tij në katin e tretë.
Pyetja është, pse e lëvizen atë, nëse ai ishte kaq i sëmurë? Pse hoteli nuk thirri një ambulancë menjëherë?
Ora e shënuar në imazhin e fiksuar tregon 16:54:48. Çuditërisht, një fotografi e dytë e marrë nga kamerat e sigurisë jashtë dhomës së Liam tregon tre punonjësit dhe Payne-n në orën 16:54:37. Kjo do të thotë, që ata janë dukshëm 11 sekonda përpara se të jenë në holl.
Udhëtimi nga holli në katin e tretë merr të paktën 90 sekonda shkruan DailyMail. Dukshëm, të paktën njëra nga oraret është e pasaktë.
Raporti i toksikologjisë ka gjetur gjurmë alkooli, kokainë dhe antidepresivë me recetë në dhomën e këngëtarit të ndjerë.
Disa ditë pas funeralit të Payne, i cili u mbajt të mërkurën në Kishën Shën Maria në Amersham, Buckinghamshire, këto imazhe mund të ofrojnë një pamje më të qartë të asaj që ndodhi para aksidentit tragjik.
Ceremonia mortore e 31-vjeçarit, i cili dyshohet se në momentin kur ra nga ballkoni ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, u zhvillua të mërkurën në kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire. Trupi i këngëtarit u kthye në vendlindje nga babai i tij, Geoff Payne, i cili shkoi në Argjentinë menjëherë pas lajmit për vdekjen e të birit.
Ndërkohë, hetimi vazhdon në Buenos Aires për të cilin akuzohen tre persona, përfshirë Braian Nahuel Paiz, kamarieri 24-vjeçar i cili akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë kanë furnizuar me drogë Payne.