Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato i ka quajtur të dhënat të cilat dalin nga procesi i Censit, thelbësore për procesin e integrimit.

Në fjalën e tij në një aktivitet që po mbahet me qëllim publikimin e të dhënave, Gonzato u shpreh se informacioni i saktë i dalë nga ky proces, ka rëndësi pasi në bazë të tyre, për venet të cilat janë tashmë anëtare të Unionit, përcaktohet numri i votave në institucionet e BE dhe kontributet financiare.

“Censi siguron të dhëna mbi të cilat ndërtohen politikat. Censi është i rëndësishëm edhe në kontekstin e bisedimeve në integrimin në BE. Informacioni i saktë dhe i besueshëm është thjeshtë thelbësor. Informacioni përcakton numrin e votave të vendeve anëtare në institucione dhe kontribuitet financiare që do të jepen”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb