TIRANE – Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dikur në adoleshencën e saj ishte e pasionuar pas skenës dhe angazhohej me spektaklet e shkollës.

Ajola Xoxa, gjimnaziste e “Petro Nini Luarasit” përpara 15 vitesh ishte krejt ndryshe nga juristja e diplomuar në Paris. Atë kohë 32-vjeçarja këndonte, madje kush e kujton, Ajola u duk se do i futej seriozisht “showbiz”-it.

Por, këtë rrugë e ndoqën shokët e saj të talentuar të gjimnazit, siç dëshmon fotoja më e fundit e publikuar nga Kastro Zizo në rrjetet sociale. “Në Prishtinë”, shkruan Kastro Zizo në pozën krah Ajola Xoxës, për të sjellë këtë kujtim nga arkiva.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb