KORÇË

E moshuara që shihni në foton e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra është 80-vjeçarja Nazime Demollari, e cila u mbyt sot me duar nga djali i saj Nazim Demollari, me të cilin jetonte prej kohësh në lagjen 13 në Korçë.

Viktima
Viktima

50-vjeçari, që për ironi të fatit mbante të njëjtin emër si nëna e tij, është gjetur nga policia pranë trupit të së moshuarës. Shkak për aktin e rëndë është bërë një sherr mes të dyve.

Nëna i ka kërkuar llogari që ai të mos vijonte me alkoolin, por djali duket se nuk i ka duruar kritikat duke i vënë duart në fyt e marrë frymën, njëriut që i dha frymë atij.

E moshuara kishte tre fëmijë, por njëri prej tyre ishte zhvendosur drejt Amerikës dhe tjetri në Tiranë, ndërsa e vetme ajo kish zgjedhur të kalonte pleqërinë me Nazimin, i divorcuar nga gruaja. Një pleqëri me vuajtje, siç deklaruar fqinjët, të cilët pohuan të jenë bërë dëshmitarë të dhunës që i biri ushtronte ndaj nënës edhe herë të tjera.

Menjëherë pasi ka kryer krimin, ai ka telefonuar të vëllanë duke i dhënë lajmin e kobshëm: “Dërgo njerëz, se vrava nënën”.

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:50, në lagjen nr 13, jemi njoftuar se në banesë është gjetur e vdekur, shtetasja N.D, rreth 84 vjeçe.

Kjo shtetase jetonte në banesë me djalin e saj, shtetasin N.D, 64 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb