Policia greke jep detaje për 2 shqiptarët e arratisur mëngjesin e sotëm nga një burg i Selanikut në Greqi.

Sipas të dhënave nga policia helene, 2 të arratisurit janë Ludovik.N, 42 vjeç i cili është dënuar me burg të përjetshëm. Sipas policisë greke 42-vjeçari Ludovik.N pritej të transferohej për pak ditë në burgun e Nigrita Serra.

42-vjeçari Ludovik.N është dënuar në vitin 2009 për vrasje.

I arratisuri i dytë është shtetasi L.Kanina, 33 vjeç edhe ky i dënuar por për akuzën e trafikut të drogës. L.Kanina pritet të transferohej në burgun e Domoko-s.

Mesditën e sotme policia greke lajmëroi se 2 shqiptarë janë arratisur nga burgu i Selanikut. 2 shqiptarët kishin sharruar kangjellat e dhomës së izolimit dhe më pas janë arratisur nga dritarja. Prej ditës së djeshme ata janë shpallur sërish në kërkim policia greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb