TIRANE

Ditën e sotme është publikuar klipi zyrtar i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurosong 2019’. Kënga ‘Ktheju Tokës’ e kënduar nga Jonida Maliqi, rrëmbeu vendin e parë në ‘Festivalin e RTSH-ës’ duke u kualifikuar automatikisht për pjesëmarrjen në festivalin europian.

I shumëpritur nga fansat, klipi i këngës nuk zhgënjeu askënd. I realizuar në mënyrë shumë speciale dhe artistike kjo këngë pritet të marrë mbështetje edhe përtej kufijve.

Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi me anë të një postimi në Instagram na lajmëroi për klipin e ri që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong 2019’. Këtë vit ‘Eurovizion’ do të mbahet në Tel Aviv.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb