Beyonce i ka surprizuar të gjithë fansat e saj sot me lajmërimin e saj të fundit. Këngëtarja e njohur ka lajmëruar për filmin “Homecoming” që do të transmetohet në platformën Netflix.
Filmi që do të jetë në formën e një dokumentari do t’i dedikohet sukseseve të Beyonce në muzikë, por jo vetëm. “Homecoming” pritet të publikohet sot më 17 prill, ndërsa këngëtarja ka ndarë disa copëza nga dokumentari në postimin e bërë në Instagram.
Por Beyonce krahas filmit nuk ka pritur aspak për të publikuar në të njëjtën kohë projektin me 40 këngë në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’.