ISIS vijon të përdorë fëmijë të mitur për vrasjen e personave të konsideruar si spiunë. Në internet po qarkullon një video tronditëse, ku një fëmijë 10-12 vjeç duket teksa qëllon me pistoletë një palestinez, i cili dyshohet se ishte spiun i Mossad-it. Në video duket teksa djaloshi qëllon pengun e gjunjëzuar mbi barin e një kodre. Viktima është Muhamed Said Ismail Musallam, 19 vjeç, i cili akuzohet nga xhihadistët se është spiun i Mosadit (Shërbimi Sekret Inteligjent Izraelit). Ekzekutuesi-fëmijë i qëllon në fillim përballë, pastaj në trup dhe sapo bie në tokë, i jep goditjen përfundimtare. Në video, në krah fëmijës, duket edhe një i rritur, i cili në frëngjisht lëshon kërcënime ndaj hebrenjve në Izrael.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: