Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetim për shkelje të sekretit hetimor, në lidhje me publikimin në media të identitetit të oficerec nga Vlora që dëshmoi për lidhjen e Saimir Tahirit me Mois Habilajn, me të cilin kishte pasur një raport mjaft të ngushtë.

Duke iu referuar burimeve të pakonfirmuara gazetarja tha se dëshmia e saj është fotografuar në këshillin e mandateve nga një deputet socialist dhe përmendi Bledi Çuçin, por ky i fundit në një reagim të menjëhershëm tha se nuk ishte ai personi që kishte fotografuar dëshminë e dëshmitares së mbrojtur të drejtësisë.

“Unë s’kam lidhje me ato që deklaron gazetarja”, tha ai në një mesazh dërguar Blendi Fevziut.

Ndërsa Lala nga ana e saj i ftoi të gjithë deputetët të dorëzonin celularët pranë organit të akuzës për të zbuluar të vërtetën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: